Një shpërthim vullkanik ka pezulluar qindra fluturime në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Indonezisë, duke lënë të bllokuar dhjetëra mijëra udhëtarë.
Autoritetet thanë se 209 fluturime u pezulluan pasi hiri vullkanik u zbulua në hapësirën ajrore pranë aeroportit ndërkombëtar Soekarno-Hatta në Jakarta.
Vullkani kishte nisur aktivitetin të premten vonë, duke shkaktuar aktivitet të vazhdueshëm sizmik, shpërthime lave dhe zhurma të fuqishme.
Dy shpërthime të tjera u regjistruan herët të dielën, shkruan BBC.
Më shumë se 22 mijë persona janë prekur nga pezullimi i fluturimeve, i cili është zgjatur deri në orën 13:30 sipas kohës lokale.
Ministria e Transportit bëri të ditur se kryesisht janë prekur fluturimet drejt dhe nga Singapori, por edhe linja të tjera ndërkombëtare, përfshirë ato drejt Dohas, Sidneit dhe Kuala Lumpurit.
Autoritetet kanë konfirmuar se nuk ka paralajmërim për cunami si pasojë e aktivitetit të fundit vullkanik.
Vullkani ndodhet në ngushticën Sunda, mes ishujve Java dhe Sumatra.