“Shpresoj t’ia kem kthyer mundin 20-vjeçar”– Shabani medaljen e Evropianit ia dedikon babait të tij

Prishtinë | 28 Maj 2022 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Elhami Shabani regjistroi suksesin më të madh në karrierën e tij, pas sakrificës shumëvjeçare në karate.

Ai e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë “Gaziantep 2022”, përcjell Gazeta Express.

Shabani medaljen e fitoi në kategorinë deri në 75 kilogramë, pasi mposhti 2:1 boshnjakun, Hamza Turulijan.

Elhami Shabani medaljen ia ka dedikuar babait të tij, ndaj të cilit tha se shpreson që t’ia ketë kthyer mundin 20-vjeçar.

“Kam ushtruar dhe kam vuajtur tërë jetën për këtë ditë. Medalje ia dedikoj babait, të cilit shpresoj t’ia kem kthyer mundin 20-vjeçar që ka bërë me mua”, tha Shani për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës. 

Të ngjashme