Shqipëri, 2 të vdekur e 119 raste të reja me Coronavirus

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Dy pacientë  të tjerë kanë humbur jetën në vendin tonë për shkak të Coronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të hënë se një 60-vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 87-vjeçare nga Korça nuk e fituan dot betejën me sëmundjen e rëndë.

Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën prej Coronavirusit shkon në 230. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ndërsa 119 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, nga 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në  Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, 3 raste në Lezhë, Mirditë, nga 2 raste në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak, Vlorë”, njoftoi ministria.

22 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3816 , që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 117 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 16 në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.

Por në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen akoma 12 pacientë të tjerë, të cilët edhe pse janë negativizuar nga kjo sëmundje po trajtohen për shkak të pasojave të saj.

Përveç personave të konfirmuar me Covid ka rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse./tvklan.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme