Shqipëri, 2 të vdekur e 158 raste te reja me COVID-19

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

158 persona të tjerë janë infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin tonë. Ndërkohë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin dy qytetarë të cilët ishin prekur prej disa kohësh me infeksionin vdekjeprurës.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 864 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 158 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, nga 9 raste në Durrës dhe Vlorë, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Krujë, Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, nga 2 raste në Mat dhe Klos, nga 1 rast në Kukës, Kavajë, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Prrenjas.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen dy qytetarë, një 60 vjeçar nga Tirana dhe një 62 vjeçar nga Shijaku me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3928 , që nga fillimi i epidemisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme