Shqipëri, 4 të vdekur dhe 581 raste të reja

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19 përgjatë 24 orëshit të fundit në vendin tonë. 2 prej tyre janë nga Fieri, 1 nga Tirana dhe 1 nga Lushnja. Ata janë të moshave të moshave 70-73 vjeç.

Sa i përket të infektuarve, Ministria e Shëndetësisë thotë se janë kryer 2,681 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 581 qytetarë.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 221 raste në Tiranë, 37 raste në Durrës, 33 raste në Shkodër, 27 raste në Lezhë, 24 raste në Berat, 23 raste në Lushnje, 19 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 16 raste në Kavajë, Gjirokastër, 14 raste në Fier, 11 raste në Krujë dhe Kurbin, 8 raste në Mirditë, 7 raste në Korçë, Delvinë, Dibër, 6 raste në Mallakastër, Bulqizë, Cërrik, Kamzë, 5 raste në Elbasan, Tropojë, Pogradec, Skrapar, Patos, 4 raste në Has, 3 raste në Pukë, Mat, Përmet, Peqin, Gramsh, 2 raste në Kukës, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos, Poliçan, 1 rast në Tepelenë, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Maliq”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 485 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,185 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.(tvklan.al)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme