Shqipëri, çmimet “turistike”, pushuesit: Më shtrenjtë se jashtë shtetit

Prishtinë | 22 Kor 2016 | 15:19 | Nga

Qytetarët që kanë zgjedhur bregdetin e Vlorës për të pushuar ngrenë shqetësimin e çmimeve të shtrenjta të hoteleve dhe restoranteve.

Sipas tyre, bashkia duhet të ndërhyjë për të mos lejuar që çmimet abuzuese të bien në kurriz të turistëve, çmime që i krahasojnë njësoj me shtetet si Greqia apo Turqia, ndërkohë që shërbimi është jo në të njëjtin nivel.

Të bësh pushime në Shqipëri të kushton njësoj si në vendet e huaja. Çmime që fillojnë nga 4 mijë lekë nata për një dhomë dhe shkojnë deri në 100 euro në plazhet e Jalës dhe Dhërmiut. Plazhet si Orikumi, Narta Zverneci, gadishulli i Karaburunit dhe Ishulli i Sazanit janë ndër pikat kryesore të qytetit të Vlorës.

Pushuesit thonë se për apartamente 1+1, çmimi fillon nga 5 mijë lekë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare nga 60-100 euro nata. Edhe ushqimi thonë pushuesit rriten me disa herë në krahasim me periudhën normale, ku një drekë për 2 persona, sipas tyre shkon minimumi 40- 50 euro. Ata thonë se çmimet janë abuzuese.

Pushuesit kërkojnë ndërhyrjen nga bashkia e Vlorës për të vendosur çmime konstante ndërsa pohojnë se ende vijojnë abuzimet, pasi shumë prej lokaleve apo hoteleve, nuk japin kupon tatimor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme