Shqipëri, nuk respektohet karantina – të infektuarit dalin nëpër rrugë

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse shifrat e të infektuarve  me COVID-19 në Shqipëri po rriten me ritme të shpejta, shumica e tyre nuk respektojnë karantinën, kështu duke rrezikuar të tjerët.

Aktualisht numërohen 10,186 raste pozitive aktive, nga të cilët 338 janë në spitale, shkruan Top Channel.

Por ndërkohë pjesa tjetër, ata të cilët nuk kanë shfaqur simptoma i gjen nëpër lokale apo rrugëve. Në shtëpi qëndrojnë vetëm ata që nuk kanë fuqi të dalin ndërsa te rinjtë që nuk shfaqin simptoma i gjen nëpër klube.

Të ngjashme