Shqipëri: Sot pritet të arrijnë 7000 doza të tjera të vaksinës Pfizer

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme në Shqipëri pritet të vijnë rreth 7 mijë doza të tjera të vaksinës anticovid, të premtuara sipas kontratës me kompaninë Pfizer.

Kjo është konfirmuar më parë edhe nga ministrja ë Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka thënë se ”7 mijë vaksina të ‘Pfizer’ do të mbërrijnë më 15 shkurt në Shqipëri”.

Qeveria shqiptare ka kontraktuar 1 milionë e 600 mijë vaksina. Sipas planit qeveritar për vaksinimin, do të bëhet vaksinimi i grupeve prioritare ndërsa thuhet se vaksinat e kontraktuara do të shërbejnë për imunizimin e 800 mijë qytetarëve.

40 mijë prej vaksinave janë premtuar se do të vijnë në shkurt dhe fillimin e marsit sipas kalendarit të ‘Pfizer’./TCH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme