Shqipëri, tre të vdekur dhe 144 raste të reja

Prishtinë | 16 Sht 2020 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 824 testime, nga të cilat 144 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë ndërruar jetë tre persona, ndërsa janë shëruar 65 të tjerë, shkruan A2 CNN.

Aktualisht, në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët gjashtë pacientë janë të intubuar.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave anti-COVID për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Mos e ulni vigjilencën, virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse zbatojmë çdo ditë rregullat e vendosura.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar nga Lushnja dhe një 74 vjeçar dhe një 83 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 824 testime dhe janë konfirmuar 144 qytetarë të prekur me COVID19.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :

55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 6733 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju kujton të mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe në çdo rast të kontaktoni urgjencën kombëtare në numrin 127, kur dyshoni se jeni i prekur nga Sars-Cov2.

Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40, të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (16 Shtator 2020)

Testime totale                   76400

Raste pozitive                    11816

Raste të shëruara             6733

Raste Aktive                        4740

Humbje jete 343

(Qarku Tiranë 165, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2372

Durrës                   526

Shkodër               365

Lezhë                    274

Elbasan                 262

Korçë                    214

Fier                        212

Vlorë                     181

Kukës                    140

Berat                     93

Dibër                     51

Gjirokastër         50

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme