Shqipëri, tre të vdekur dhe 17 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë tre persona kanë humbur jetën nga virusi COVID-19 ndërsa janë regjistruar 17 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1 mijë e 107 pacientë ndërsa janë kryer 2 mijë e 639 testime.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 132 mijë e 32 raste pozitive, janë shëruar 125 mijë e 419, kanë vdekur 2 mijë e 435 ndërsa vazhdojnë të mbesin edhe 4 mijë e 178 raste aktive.

Të ngjashme