Shqipëria avancon ndaj Bullgarisë

Prishtinë | 17 Tet 2023 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Shqipërisë ka kaluar në avantazh në ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë. Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe është e dyta këtë muaj për Shqipërinë pas asaj ndaj Çekisë që i takoi kualifikimeve për “Euro 2024”.

Golin e epërsisë për Shqipërinë e shënoi Qazim Laçi në minutën e 41-të. Ai shënoi nga afërsia dhe topi i kthyer nga portieri që priti tentimin e Jasir Asanit pas asistimit të Myrto Uzunit brenda në zonë.

Të ngjashme