Shqipërim Arifi fiton zgjedhjet në Preshevë

Prishtinë | 25 Dhj 2017 | 08:43 | Nga

Sipas rezultateve preliminare, Shqipërim Arifi, duket se ka fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Preshevës.

Raportimet e para thonë se ai mundi Partinë Demokratike Shqiptare që udhëhiqet nga Ragmi Mustafa dhe Partinë Për Veprim Demokratik të Ardita Sinanit. Arifi raportohet të ketë fituar mbi 50 për qind të votave.

“Në secilën njësi kemi rritje 100 për qind. Miratova ka rritje 309 për qind. PDSH ka 3,600 vota, PVD as 1,000 vota, ndërsa APN 4.650 vota”, tha Armend Aliu , nënkryetar i partisë Alternativa Për Ndryshim.

Presheva ka mbi 19 mijë qytetarë me të drejtë vote, ndërsa këta janë të ndarë në 38 njësi. Shqiprim Arifi në mbrëmje ka dalë për të komunikuar fitoren në zgjedhjet lokale në Preshevë.

Ai ka thënë se tash e tutje Serbia ka punë me të rinjtë e Preshevës dhe jo pleqtë e Preshevës.

“Do të punojmë me standarde gjermane”, ka theksuar Arifi.

“APN në këto zgjedhje çimenton, betonon që është partia më e fuqishme në krejt Luginën e Preshevës. Po hapet një kapitull i ri, të cilin po mendojmë se qytetari jonë e ka pranuar. Ne sot duhet të mendojmë edhe për humbësit. I ftojmë për paqe dhe jemi zemërgjerë. I falim ata pa asnjë mëdyshje. Të gjithë. Pa asnjë dallim. Qëllimi jonë është Presheva dhe nuk ka asnjë gjë tjetër me rëndësi. Të ecim para”, është shprehur Arifi.

Sipas tij, këto zgjedhje tregun se shpifja nuk mjafton dhe se duhet pasur program.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme