Për herë të parë pas 21 vjetësh përfaqësues të Këshillit të Lagjes së boshnjakëve në Mitrovicë kanë raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, raporton Ekonomia Online.
Serbët në veri sipas Këshillit të Lagjes së Boshnjakëve po bëjnë kolonizim masiv duke blerë pronat e shqiptarëve në atë pjesë.
Deputetët e cilësuan shqetësuese këtë fakt, andaj u morë vendim që të dalin në terren për të parë gjendjen nga afër.
Përfaqësuesi i lagjes së Boshnjakëve, Fevzi Beqiri, tha se banorëve nuk iu lejohet ndërtimi i shtëpive e as posedimin e pronave, përfshirë edhe punësimin.
Siç tha ai nga 80% e banorëve tani kanë mbetur vetëm pakicë e pa përkrahje të shtetit. Mes tjerash, Beqiri tregon se kryetari i komunës as që pranon të ketë kontakt me te, pasi siç tha ai e dëshiron zmbrapsjen e shqiptarëve në veri.
“Falënderoj komisionin që për herë të parë në ftuan për të paraqitur shqetësimet tona ën veri konkretisht në lagjen e boshnjakëve si më shtëpia me prona e punësim, po kërkojmë drejtësi sikur çdo pakicë”.
“Banorëve tu lejohet ndërtimi i shtëpive ku 50 prej tyre janë të uzurpuara po bëjnë kolonizim masiv. Po blejnë prona shqiptare po ndërtojmë ndërtesa kolektive kurse te ne nuk ndërtohen shtëpitë e djegura që vet i kanë djegur në vitin 1999”, raporton EO.
“Ka filluar në mënyrë masive kolonizimi i shqiptarëve kur dihet mirë së në veri kanë qenë 80% banorë kurse tash kemi mbetur pakicë për shkak përzër mbi 20 mijë banorë shqiptar. Ne dëshirojmë nga institucionet që banorët të kthehen në shtëpia të tyre e prona të tyre dhe të lirohen banesat e tyre”.
“Nuk nuk kemi kontakt me kryetarin as nuk japin leje, do me zmbraps atë pjesë për të lërë vetëm me serbë”, ka thënë ai.
Kryetarja e komisionit, Duda Balje tha se do të ndërmarrin hapa konkret për të marrë vendime, raporton Ekonomia Online.
“Kur kemi marrë informata për problematikën që ata kanë ne i kemi thirrur. Është hera e parë, për komisionin ka qenë diçka e re. Komisioni vendosi për hapa konkret për të dalë në terren pasi problematika është serioze”.
“Sa ne kemi kompetencë ne do të marrim vendim dhe do të veprojmë konkretisht. Të hënën do të vendosim data për të shkruar në Mitrovicë të veriut kemi vullnet”, u shpreh ajo.