Shqiptarët në Gjermani mbledhin para për t’i dalë në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë në mëngjesin e së martës, që deri më tani mori jetën e 41 personave dhe u lënduan rreth 70 të tjerë.

Goditjet e së cilës prekën edhe Kosovën.

Pamje të rënda, të fëmijëve, nënave, baballarëve e gjyshërve, preken çdo njeri. Në situata si kjo nuk kishte si të mungonte ndihma e kosovarëve. I vogël e i madh, u aktivizuan për të mbledhur gjësende të ndryshme e para për t’i dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti shkatërrues.

Nën rrënojat e objekteve që u shkatërruan, mbetën edhe dy vëllezërit nga “Livoçi i Epërm” i Gjilanit, Shemsedin e Isa Abazi. Ata u varrosën sot në varrezat e fshatit.

Të ndjerit lanë pas gjashtë fëmijë.

Njerëzit vullnet mirë, edhe jashtë kufijve shprehen gatishmëri për t’i dalë në ndihmë edhe kësaj familje dhe gjitha familjeve tjera.

anë edhe bashkatdhetarët në Gjermani që vazhdimisht janë duke mbledhur të holla dhe ndihma për këto familje që po përjetojnë momentet më të rënda.

Shoqata kulturore RBK deri më tani ka mbledhur 3 mijë e 500 euro për t’i dërguar për ndihma.

Shoqata njofton se deri të dielën do të vazhdoj grumbullimi i ndihmave monetare nga bashkatdhetarët.

Të ngjashme