ShSKUK-ja e gatshme t’i shtyjë përpara kërkesat e Sindikatës së infermierëve e mamive

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion i Sindikatës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor i kryesuar nga Kryetari i SHSIMP, Fitim Havolli, nënkryetari, Përparim Berisha dhe sekretari Enlirat Duraku, zhvilluan takim me Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK, Dr. Basri Sejdiu dhe Drejtorin e Departamentit të Infermierisë së QKUK-së, Sami Tahiraj.

Përmes një komunikate për medie, SHSIMP-ja bën të ditur se institucionet më në fund do t’i plotësojnë kushtet e kërkuara nga ta.

“Pas konferencës së parë për media, institucionet relevante si Ministria e Shëndetësisë, Kryeministria tani së fundi edhe SHSKUK shprehën vullnetin dhe interesim maksimal që të shikohet baza ligjore dhe buxhetore që kërkesat e komunitetit infermier, mami dhe profesionist të tjerë shëndetësor”, thuhet në komunikatë.

Në takimin me Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu, u kërkua rritja e ndërrimeve të natës dhe festave për 100 për qind.

Në këtë komunikatë bëjnë të ditur se drejtori i SHSKUK-së shprehu gatishmërinë dhe vullnetin që këto kërkesa të shtyhen përpara në një afat sa më të shkurtër.

Të ngjashme