ShSKUK-ja pezullon gjithë pushimet vjetore për stafin deri më 1 gusht

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se janë pezulluar gjitha pushimet vjetore për të punësuarit e vet, përfshirë stafin shëndetësorë dhe tekniko-administrativ, deri më 1 gusht të vitit 2020.

ShSKUK-ja ka thënë se marrëveshja është marrë në koordinim me Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, Federatën Sindikale të Shëndetësisë, Odën e Mjekëve dhe odat tjera profesionale.

Po ashtu nga ShSKUK-ja është njoftuar se gjitha spitalet janë të obliguara të krijojnë hapësira shtesë, krahas hapësirave aktuale që kanë për trajtim të pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19.

Janë ndërmarrë masa që edhe në QKUK të krijohen hapësira shtesë. Është njoftuar se në Klinikën e Neurologjisë shpejt do të jenë të gatshme hapësirat shtesë për pranim të pacientëve me COVID-19.

ShKUK i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektohen masat e Qeverisë, pasi me këtë i ndihmojnë edhe shëndetit të tyre e edhe u lehtësojnë punën mjekëve.

se në koordinim me Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, Federatën Sindikale të Shëndetësisë dhe Odën e Mjekëve dhe odat tjera profesionale, janë pezulluar të gjitha pushimet vjetore deri më 1 gusht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme