SHSKUK: Mjetet shpërthyese të gjetura nga Oda e Mjekvëve dyshohet të jenë nga koha e paraluftës

Prishtinë | 16 Jan 2024 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor i Kosovës ka dhënë detaje tjera për mjetet shpërthyese që janë gjetur sot në një prej objekteve të QKUK-së.

Siç njofton SHSKUK, bëhet fjalë për mjete shpërthyese të cilat dyshohet të jenë nga koha e paraluftës dhe që janë gjetur përgjatë inventarizimit të invertarit nga Oda e Mjekëve.
Informacionet për gjetjen e mjeteve të dyshimta janë dhënë rreth orës 14:00 dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës e cila ka ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin nga rreziku evnetual i shpërthimit.

Njoftimi i plotë:
Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në Institutet Paraklinike, në QKUK, hapësirat ku është vendosur Oda e Mjekëve e Kosovës.

Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm.

Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese.

Mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve.

Të ngjashme