Ekonomia Online
FUNDIT

Shtatë persona rezultojnë të zhdukur pas shembjes së një ndërtese shumëkatëshe në këtë qytet

Shtatë persona rezultojnë të zhdukur pas shembjes së një ndërtese shumëkatëshe në këtë qytet

Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar për të gjetur shtatë persona që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, pas shembjes së një ndërtese në Nairobi, kryeqytetin e Kenias. Pamje dramatike tregojnë katin e poshtëm të ndërtesës – e cila mendohet se kishte 16 ose 18 kate – duke u shembur, çka solli […]

Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar për të gjetur shtatë persona që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, pas shembjes së një ndërtese në Nairobi, kryeqytetin e Kenias.

Pamje dramatike tregojnë katin e poshtëm të ndërtesës – e cila mendohet se kishte 16 ose 18 kate – duke u shembur, çka solli më pas rënien e gjithë strukturës dhe krijoi një re të madhe pluhuri që u përhap në rrugët përreth.

Dhjetëra punëtorë ndërtimi ndodheshin në katet e sipërme në momentin e shembjes, por arritën të dilnin pothuajse të padëmtuar. Personat e zhdukur mendohet se ndodheshin në dyqanet që ishin hapur në katin përdhes të ndërtesës.

Sipas BBC, ky incident ka ngritur shqetësime të reja lidhur me standardet dhe rregulloret e ndërtimit në Kenia.

Ndërtesa ishte ende në fazën e punimeve kur u shemb të premten pasdite; në pamje duken skelat që rrethojnë ende fasadën e saj. Autoritetet bënë të ditur se 11 dyqane ishin hapur tashmë në katet e poshtme.

Të ngjashme