Shtatë shqiptarë do ta udhëheqin Maqedoninë e Veriut në ndeshjet e marsit

Prishtinë | 15 Mar 2023 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Shtatë futbollistë shqiptarë do ta udhëheqin Maqedoninë e Veriut në ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 në këtë muaj.

Selektori Blagoja Milevski e ka publikuar sot listën e të ftuarve për ndeshjet me Maltën dhe me Ishujt Faro, ndërsa shihet prezenca e disa futbollistëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për Visar Musliun, Ezgjan Aliovskin, Egzon Bejtullain, Enis Bardhin, Arijan Ademin, Agon Elezin e Valon Ethemin.

Ekipi i Maqedonisë së Veriut do të grumbullohet më 19 mars për t’u përgatitur për sfidat e marsit.

Të ngjashme