Shtatë të vdekur dhe 186 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar shtatë të vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 186 të infektuar të rinj nga 1674 testime. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 85 persona.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 16.274 të infektuar, ndërsa prej tyre 675 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 13.635 persona, ndërsa janë 1964 raste aktive.

Të ngjashme