Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 5 095 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 7 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1 434 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.781
Në total numri i rasteve aktive është 7 635.
MSH njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 17 643 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 193 786 doza të vaksinës.
Deri më sot 453
760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.