Shtimi i rasteve me COVID-19, deputetja e AAK-së del kundër mbylljes totale

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka thënë se mbyllja totale e vendit nuk është zgjidhje as për qytetarët e as për përgjegjësit shtetërorë.

“Kjo do të hendikeponte vendin, do të ulte edhe zhvillimin ekonomik, do të thellonte edhe më shumë krizën. Mbyllja do të ishte skenari i fundit i Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Reshitaj.

Ajo u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve që të japin maksimumin dhe të bëjnë plane konkrete për tejkalimin e kësaj situate.

“Ne duhet ta implementojmë ligjin për pandeminë dhe të monitorojmë punën e përgjegjësve që duhet të zbatojnë ligjin”, ka thënë Reshitaj.

Sipas saj, Kosova është duke hyrë në një fazë më të rrezikshme, prandaj thirrja e saj ishte që qytetarët të zbatojnë masat duke filluar nga mbajtja e maskave, distanca dhe higjiena.

“Mos të tubohemi, mos të ketë grumbullime të shumë njerëzve”, ka thënë ajo.

https://www.facebook.com/ZyrtareGPAAK/posts/2414933415469231
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme