Shtyhet afati i dorëzimit të plikove me kuponë fiskalë

Prishtinë | 31 Kor 2016 | 02:39 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se shtyhet afati i dorëzimit të plikove me kuponë fiskalë, deri me datën 3 gusht 2016.

Afati i paraparë i dorëzimit të plikove me kuponë fiskalë të grumbulluar gjatë muajve prill, maj dhe qershor, ishte nga data 1 korrik 2016 deri më 31 korrik 2016.

ATK thotë se duke pasur parasysh faktin që deri më tani, ka më shumë aplikime për rimbursim të kuponëve fiskalë, se sa dorëzim të plikove përkatëse, më qëllim që t’u jepet kohë e mjaftueshme për të dorëzuar Plikot me Kuponë Fiskal, të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar për rimbursim, menaxhmenti i ATK-së, vendos që afati për aplikim e rimbursimit të kuponëve fiskalë, zgjatet deri më datën 3 gusht 2016 , ndërsa dorëzimi e plikove në Postën e Kosovës mund të bëhet deri më 4 gusht 2016.

Dorëzimi i kuponëve fiskalë bëhet në secilën pikë postare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme