Shtyrja e Lojërave Olimpike ka kosto të lartë

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Shtyrja e Lojërave Olimpike për një vit do të ketë një kosto të lartë.

Sipas llogarive të ekspertëve kostoja pritet të jetë mbi 5.5 miliardë euro, shkruan gazeta zvicerane “Blick”.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Komiteti Organizativ i “Tokio 2020” ende nuk kanë vendosur se kush do të marrë kostot e shtyrjes së Lojërave Olimpike.

Presidenti i IOC-së, Thomas Bach ka thënë se kjo do të bisedohet në ditët e ardhshme.

“Këto janë arsyet pse kam vendosur se na duhen katër javë për t’u përgjigjur gjitha pyetjeve. Ka edhe pyetje tjera. Por, ky vendim ka të bëjë me mbrojtjen e jetëve”, ka thënë Bach.

Të ngjashme