Është shuar zjarri që kishte përfshirë zonën e Lupçit të Podujevës.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv komandanti i Zjarrfikësve për rajonin e Podujevës, Milaim Ajvazi.
Ajvazi ka bërë të ditur se zjarri është shuar rreth orës 12:00.
“Zjarri në fjalë ka përfunduar në ora 12:00, e kemi shuar zjarrin, ndërsa gjithçka është në rregull”, ka deklaruar Ajvazi.
Sipas tij, situata tashmë është nën kontroll dhe nuk raportohet për ndonjë problem të mëtejshëm.