“Shullazi” në Apel, nis sërish avazi me shtyrjet e seancave gjyqësore

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Seanca e parë në Gjykatën e Apelit në ngarkim të Emiliano Shullazit dhe bandës së tij, e cila ishte programuar për tu zhvilluar sot është shtyrë për në datën 4 shkurt.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë  një nga të pandehurit, Blerim Shullazi, i cili ka ndërruar avokat. Ky i fundit kërkoi kohë që të njihej me dosjen dhe të bënte mbrojtjen e klientit të tij.

Po ashtu mësohet se nuk është bërë njoftimi i prej viktimave të procesit, Jano Zakës, biznesmenit që dyshohet se ka kërcënuar grupi dhe e ka gjobitur financiarisht.

Një muaj më parë gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqen, Endit Zelën si dhe Blerim Shullazin. 14 vite burg u dhanë për Emiljano Shullazin. Ata akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme