Nuk ka pasur pothuajse asnjë rast, në dy vjetët e fundit, që Hajdar Gashi të ketë hipur në autobusin e linjës 4, në Prishtinë, dhe të mos ketë dëgjuar ankesa që banorët e një pjese të lagjes “Kodra e Diellit”, se përse autobusi nuk po ndalet në vendin e ashtuquajtur “Te Xhambazët”, ku gjithmonë ka qenë një stacion i autobusëve.
“Gati, sa herë që kam hipur në autobus kam digju ankesa të qytetarëve, por edhe pyetje që ata ua bëjnë drejtuesve të autobusit, se përse po u tregojnë se ku është stacioni. Pse herë po na i ndalin autobusin këtu, e herë jo. Çka është kjo punë”, është shprehur Gashi, i irrituar, shkruan sot Koha Ditore.
Ai tregon se që prej kohësh qytetarët janë në hall me përcaktimin e saktë të lokacionit që mund të jetë stacion i autobusëve, në krye të rrugës “Gazmend Zajmi”. Gashi thotë se së paku qe 40 vjet, në lokacionin e njohur ”Te Xhambazët”.