Si ndodhi që “Kontrata Kolektive” ia mori 17 milionë euro Ferizajt – Flet Drejtori i Infrastrukturës

Prishtinë | 24 Qer 2026 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Infrastrukturës në komunën e Ferizajt, Meriton Hajdini ka folur për planet në sferën e infrastrukturës që parashihen të përfundohen në këtë komunë.

Ai ka thënë se ka shumë projekte që janë plan në Ferizaj, por dëmi i madh që i është shkaktuar komunës ka të bëjë me kontratën kolektive e cila i ka bllokuar dhe ia ka marrë buxhetin ku rreth 17 milionë euro janë marrë nga kjo kontratë, derisa sipas tij vetëm për investime kapitale janë afër 14 milionë euro.

“Prandaj edhe kjo ka qenë arsyeja se disa projekte janë duke u punuar me një dinamikë më të ulët”, theksoi Hajdini në Kanal 10.

Të ngjashme