Ekonomia Online
FUNDIT

Si t’ju ktheni ngjyrën rrobave të zeza që janë zbehur

Si t’ju ktheni ngjyrën rrobave të zeza që janë zbehur

Me siguri një nga shqetësimet tuaja më të mëdha për rrobat është edhe larja e tyre, sidomos e rrobave të zeza të cilave u bie ngjyra shpejt dhe zbehen si pa e kuptuar. Por për ju që keni me merak ndonjë rrobë të zezë, që duket si e vjetër dhe nuk mund ta vishni më, […]

Me siguri një nga shqetësimet tuaja më të mëdha për rrobat është edhe larja e tyre, sidomos e rrobave të zeza të cilave u bie ngjyra shpejt dhe zbehen si pa e kuptuar.

Por për ju që keni me merak ndonjë rrobë të zezë, që duket si e vjetër dhe nuk mund ta vishni më, kemi një zgjidhje që të riktheni ngjyrën e zezë mbi rrobat tuaja.

Ja çfarë duhet të bëni…

Nevojitet vetëm të shtoni një lugë të vogël piper të zi (përafërsisht 5 gramë) në lavatriçen me rroba të zeza.

Ndizeni lavatriçen dhe lani rrobat në programin e zakonshëm. Kokrrizat e piperit shtresojnë detergjentin që shkakton zbehjen e rrobave. Pastaj ai ikën me procesin e shpëlarjes.

Rrobat zbehen për shkak të grumbullimit të detergjentit, ndërsa abraziviteti i piperit do t’i zhdukë këto mbetje, kurse e zeza e piperit do t’i japë nuancë shtesë të zezë rrobave tuaja.

Kështu, piperi i zi do të ndryshojë një herë e përgjithmonë larjen e rrobave me ngjyrë. Harrojini detergjentet e shtrenjta që mbrojnë ngjyrat, thjesht provoni këtë truk të pakushtueshëm.

Të ngjashme