Simiq: Jemi të vendosur të qëndrojmë në barrikada

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 23:42 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq, është njëri nga pjesëmarrësit e takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku tha se “populli është i vendosur të qëndrojë në barrikada”.

Simiq tha se synimi i Qeverisë së Kosovës është “pushtimi i veriut”, poshtërimi dhe dekurajimi i tyre.

“Ne nuk do ta lejojmë këtë. Populli është i vendosur të qëndrojë në barrikada, të shpëtojë fytyrën tonë. Askush nuk ka frikë”, është shprehur Simiq në takim me Vuçiqin, shkruan Novosti.

Ndërsa, Vuçiqi tha se ai u akuzua për organizimin e barrikadave por se sipas tij, vendosjen e barrikadave e kuptoi pas tre orësh.

Të ngjashme