Sindikata e Bujqve “befasohet” nga ministri Peci, i paraqesin kërkesa minimale

Prishtinë | 14 Shk 2022 | 16:57 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës (FSBK) ka pasur, të hënën, një takim me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, të cilit i janë ankuar për gjendjen e vështirë të bujqve, sidomos pas shtrenjtimit enorm të repromaterialit bujqësor.

Kryetari i FSBK-së, Tahir Tahiri, i cili ka folur për Ekonomia Online, pas takimit, tha se temë diskutimi ishte gjendja e vështirë e bujqve, dhe se janë të befasuar për të mirë nga pritja dhe mirëkuptimi i ministrit Peci për kërkesat e tyre.

“Kemi shumë çështje për të biseduar, bisedimet veç kanë filluar. Jemi optimistë se do të kemi sukses dhe rezultat në këto takime, takimet do të vazhdojnë. Do të takohemi edhe një herë, ndoshta takohemi edhe dy herë, përderisa t’i harmonizojmë kërkesat tona me mundësitë e Ministrisë së Bujqësisë edhe mundësitë e Qeverisë”.

“Kur ta arrijmë një marrëveshje përmes një memorandum bashkëpunimi atëherë do të dalim në detaje se çka kemi biseduar”, ka thënë Tahiri.

Tutje Tahiri tha se e kuptojnë edhe qeverinë që në këtë krizë globale ka shumë probleme e vështirësi, por theksoi se bujqit kosovarë janë në një situatë shumë të vështirë.

“Nuk është krejt faji i qeverisë, por një pjesë e fajit e ka… Buxheti i vogël e pamundëson me i realizu të gjitha kërkesat e bujqve. Kërkesat e bujqve janë të shumta”.

“Në shumë shtete bujqit është problem me i shti në prodhimtari bujqësore, kurse te na ka evazion dhe Qeveria duhet t’ua mundësojë kushtet elementare për ta punuar tokën”, u shpreh ai.

E sa i përket shtrenjtimit enorm të farërave dhe repromaterialit tjetër bujqësor, Tahiri tha se kjo e ka rënduar më së shumti gjendjen e bujqve.

Kryesindikalisti i buqjve tha për Ekonomia Online se hasën më mirëkuptim të kreut të Ministrisë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR).  

“Ndoshta ai ka pritur evazion të kërkesave… Kur ne i paraqitëm kërkesat tona minimale, ministri Peci u nda i kënaqur që kemi mirëkuptim për Ministrinë e Bujqësisë dhe për Qeverinë, për buxhetin e kufizuar. Kemi premtime se do të ndërmerret diçka në këtë drejtim, morëm premtime të mira dhe shpresëdhënëse”, tha në fund Tahiri.

Të ngjashme