Sindikata e Infermierëve takohet me ShSKUK-në, i japin afat deri të enjten t’i realizojnë kërkesat e tyre

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka zhvilluar takim me SHSKUK-në, në mënyrë që kërkesat të cilat janë në kompetencë të këtij institucioni të realizohen në kohën sa më të shpejtë që të jetë e mundur.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie e kësaj sindikate.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës parashtroj kërkesat konkrete si dhe ofroj bashkëpunimin e plotë në realizimin e tyre, me ç’rast do presim reflektimin e SHSKUK-së, ndërsa varësisht nga epilogu, ditën e enjte, datë 14/04/2022, në takimin e radhës me Këshillin Drejtues, Këshillin Grevist, Kryesinë dhe institucione tjera përfaqësuese të infermierëve, qoftë dhe ato profesionale, do dalim me njoftimin e rezultateve apo vendimin për aktivitetin sindikal të radhës”, thuhet në komunikatë.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës falënderon SHSKUK-në për gatishmërinë dhe vullnetin që më në fund të ndërmerren hapa konkret për realizimin e kërkesave të komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor.

Të ngjashme