Sipas AAK-së, në Pejë më lehtë shkelet ligji se livadhi

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 15:31 | Nga

Kryetari i Degës së AAK-së në Pejë, Ali Berisha fton Inspektoratin dhe gjithë organet e drejtësisë të merren seriozisht me gjetjet e raportit të auditorit për këtë komunë.

Ai në një konferencë për media ka thënë se në komunën e Pejës ka keqmenaxhim të skajshëm. Këtu ka mangësi, keqqeverisje, keqpërdorim të detyrës zyrtare e shumë të tjera, ka thënë.

Sipas Berishës, ndërtimet pa leje, realizimi i projekteve pa mbulesë financiare, realizimi i projektet të paplanifikuara dhe pa procedurë e shumë të ngjashme, janë punët që janë duke i vuajtur qytetarët e Pejës.

“AAK konkludon se komuna e jonë është duke u udhëhequr pa program dhe pa plan. Nuk udhëhiqet komuna ‘tuj pa e tuj ba’. Komuna duhet të ketë projekt qeverisës, komuna duhet të planifikojë, të dijë projektet, të ketë të caktuar fillimin dhe mbarimin e tij. Kështu qysh po qeveriset, shumë projekte kanë filluar e nuk dihet kur do të përfundojnë. Kështu nuk do të ndodh”, ka thënë Berisha.

Berisha ka përmendur disa projekte që kanë filluar qe shumë kohë dhe po zvarriten me vite të tëra. Ndërsa përmend edhe faktin se kryetari i komunës se Pejës, Gazmend Muhaxheri, nuk po u përgjigjet ftesave të Gjykatës.

Berisha fton të gjitha organet e drejtësisë të merren me konstatimet e raportit të auditorit.

“Ftojmë Inspektoratin e Arsimit, Inspektoratin e Punës, organet e drejtësisë që të merren seriozisht me këtë raport të auditimit, të shikohen gjetjet që janë, rekomandime që disa vjet e nuk po realizohen në mënyrë që të ndërpritet kjo në komunën tonë”, thotë Berisha.

Sipas Berishës, në komunën e Pejës më lehtë shkelet ligji se livadhi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme