Sipas Edi Ramës, minishengeni rajonal nuk është plan B, vendet e Ballkanit të hapin kufijtë

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se ideja për një minishengen rajonal nuk është një plan B. Në një editorial të shkruar për “Euractiv”, shefi i qeverisë ka deklaruar se kjo bëhet që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë marrëdhënie më të mira mes tyre dhe të hapin kufijtë. Sipas Ramës, vetëm në këtë mënyrë arrihet një integrim më i shpejtë në Bashkimin Evropian.

“BE nuk kërkon vetëm stabilitet në Ballkanin Perëndimor, por edhe pajtimin. Ideja e një Shengeni rajonal përfshirës si dhe bashkëpunimi mes gjashtë vendeve tona bazuar në katër liritë e lëvizjes në Bashkimin Europian (lëvizja e lirë e mallrave, kapitalit, shërbimit dhe forcës së punës) nuk është Plani B për ne, as nuk është çmim ngushëllimit për t’i treguar një publiku të zhgënjyer që mund të sjellim rezultate. Ne na bashkon qëllimi për integrim Europian dhe mënyra më e mirë për të përparuar drejt tij është të përgatitemi për të në mënyrë aktive duke i hapur ekonomitë dhe kufijtë tanë frymëzuar nga vetë parimet themelore të projektit Europian. Një Ballkan Perëndimor me lidhje me të mira mes vendeve të rajonit do të integrohet më shpejt dhe më me sukses në BE.”

Të ngjashme