Siri, 28 civilë të vdekur nga sulmet ajrore

Prishtinë | 30 Sht 2017 | 09:24 | Nga

Së paku 28 civilë kanë mbetur të vrarë pas sulmeve ajrore në veriperëndim të Sirisë.

Sulmi ka ndodhur në vendin e planifikuar për zonë të sigurisë, pasi që kjo pjesë kishte qenë nën hije nga kampanjat bombarduese kundër xhihadistëve, shkruan News18, përcjellë Klan Kosova.

Në mesin e të vdekurve kanë qenë edhe katër fëmijë, nga sulmet që u kryen gjatë natës në Amanaz, në krahinën Idlib pranë kufirit me Turqinë, ka thënë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Në bazën kontrolluese të Britanisë është thënë se nuk mund të përcaktojnë tash nëse sulmet janë kryer nga aeroplanë luftarak të Qeverisë së Sirisë apo të aleatit të saj, Rusisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme