Situata me Covid-19 në Kosovë, Qeveria nxjerr rregullore për angazhimin e stafit të ri mjekësor

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike derisa sipas njoftimit të ekzekutivit janë marrë disa vendime, raporton Gazeta Express.

Kabineti qeveritar ka miratuar propozimin e Ministrit Shëndetësisë, Armend Zemajt për nxjerrjen e një rregullore për kushtet e kompensimit dhe procedurat tjera të angazhimit të përkohshëm të stafit mjekësor.

Në arsyetim të vendimit thuhet se, kërkesat në rritje për angazhimin e profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19, për shkak të mbingarkesës me pacientë të infektuar me COVID-19 dhe infektimit të profesionistëve shëndetësor me COVID-19, është e domosdoshme të nxirret Rregullorja për kushtet, kompensimin, dhe procedurat tjera për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID – 19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme