Sivjet mund të ketë mbledhje të Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës

Prishtinë | 25 Shk 2026 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,  beson që brenda 2026-ës do të organizohet një takim i përbashkët i dy qeverive, asaj së Shqipërisë dhe Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Sigurisht biseduam edhe për takimin e përbashkët mes dy qeverive. Besojmë fort që ka ardhur koha që brenda 2026-ës të kemi një takim të përbashkët të dy qeverive në Shqipëri ose në Kosovë, ku të diskutohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri tani, fushat me interes të përbashkët në fakt janë të gjithë sektorët dhe të gjitha prioritetet tona mes dy qeverive janë duke u implementuar, por edhe mundësinë e hapësirave për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja”, tha ajo.

Të ngjashme