Sivjet në gjithë botën u vranë të paktën 80 gazetarë

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Gjatë vitit 2018, të paktën 80 gazetarë janë vrarë në të gjithë botën për shkak të ushtrimit të detyrës dhe misionit të tyre për të informuar, një rritje e ndjeshme në raport me vitin 2017 ku u vranë 65 gazetarë, sipas bilancit vjetor të Reporterëve pa Kufij (RSF) të publikuar sot.

”Mes viktimave, 63 janë gazetarë profesionistë ose një rritje me 15%, 13 gazetarë joprofesionistë (kundrejt shtatë vitin e kaluar) dhe katër janë bashkëpunëtorë të medias”, thekson kjo organizatë me qendër në Paris, duke kritikuar një dhunë të pazakontë kundër gazetarëve.

Më shumë se gjysma e gazetarëve të vrarë janë shënjestëruar dhe vrarë qëllimisht, ashtu si gazetari saudit Jamal Khashoggi, që u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor dhe të gazetari sllovak Jan Kuciak i vrarë më 21 shkurt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme