S’ka fitues pas 90 minutave, ndeshja mes Trepçës’89 dhe Dukagjinit shkon në vazhdime

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Nuk ka fitues pas 90 minutave në ndeshjen e barazhit mes Trepçës’89 dhe Dukagjinit, e vlefshme për vendin e fundit që dërgon në Superligë edicionin e ardhshëm.

Rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë, 1:1.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 30-të, kur Adenis Shala realizoi për ta kaluar Trepçën’89 në epërsi, pas një aksioni model të mitrovicasve.

Me këtë rezultat u mbyll edhe fraksioni i parë i ndeshjes.

Pjesa e dytë nisi me një gol të hershëm. Osmani shënoi për Dukagjinin për ta barazuar rezultatin në 1:1, e që doli të jetë rezultati i 90 minutave.

Mbetet të shihet se a do të jenë vazhdimet përcaktues, apo ndeshja do të shkojë drejt penalltive.

Të ngjashme