S’ka kuorum për Komisionin Hetimor; nga 61 deputetë në sallë – votuan vetëm 3

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi nuk e ka votuar Komisionin Hetimor për Energjinë, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në sallë ishin 61 deputetë, por nga ta votuan veç tre, e të tre abstenuan.

Për këtë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se ishte rezultati më i çuditshëm ndonjëherë.

“Konstatoj se ky është rezultati më i çuditshëm që e kam marrë ndonjëherë. Nga 61 deputetë kanë votuar vetëm tre, të tre kanë abstenuar”.

“Konstatoj se Kuvendi nuk ka pasur kuorum. Kjo seancë le të vazhdojë nesër në orën 10:00”, është shprehur Konjufca.

Të ngjashme