“S’ka kush e ndal Liverpoolin, mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 10:28 | Nga

Liverpooli “mund t’i mposhtë të gjithë”, thotë Riise.

Ish-lojtari i Liverpoolit, John Arne Riise, beson se skuadra e drejtuar nga Jurgen Kloppi ka shanse të mira për ta fituar këtë edicion Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli është me një këmbë në gjysmëfinale, pas fitores 3-0 në shtëpi kundër Manchester City, edhe pse duhet të djersitin shumë fanellën në “Etihad Stadium” për të ruajtur rezultatin, ku pritet të zhvillohet një ndeshje fantastike.

“Këtë vit, edhe pse do të jetë shumë e vështirë, ata kanë shanse të mira për t’i shkuar në fund garës”, tha Riise për Sky Sports.

“Aty ende janë Barcelona, Real Madridi dhe Bayern Munichu, dhe duhet ta kalojnë fillimisht Cityn. Por, pavarësisht se kanë mbetur shumë ekipe të mira, nëse ata luajnë sikur në Anfield të mërkurën, jo shumë ekipe mund t’i ndalin”, shtoi Risse.

 

Të ngjashme