Ekonomia Online
FUNDIT

S’ka sërish minuta për Amir Rrahmanin në fitoren me përmbysje të Napolit

S’ka sërish minuta për Amir Rrahmanin në fitoren me përmbysje të Napolit

Amir Rrahmani po kalon nëpër një situatë të vështirë te Napoli. Kapiteni i Kombëtares së Kosovës vazhdon të vuajë për minuta te ekipi i Gennaro Gattusos që ende nuk ia ka dhënë mundësinë të debutojë në Serie A me këtë fanellë. Rrahmani nuk ka luajtur asnjë minutë të vetëm me Napolin në ndeshje zyrtare, nuk […]

Amir Rrahmani po kalon nëpër një situatë të vështirë te Napoli.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës vazhdon të vuajë për minuta te ekipi i Gennaro Gattusos që ende nuk ia ka dhënë mundësinë të debutojë në Serie A me këtë fanellë.

Rrahmani nuk ka luajtur asnjë minutë të vetëm me Napolin në ndeshje zyrtare, nuk luajti as në fitoren me përmbysje kundër Beneventos, sfidë të cilën e fitoi ekipi i Gatusos 2-1.

Kalidou Koulibaly dhe Konstantinos Manolas janë dyshja e paprekshme në mbrojtjen e Napolit, derisa  Amiri ka humbur betejën edhe me Nikola Maksimovic, që inkuadrohet gjithmonë para shqiptarit.

Sido që të jetë, Amiri është i vendosur të punojë dhe t’ia dëshmojë Gattusos se meriton më shumë minuta, ani pse edhe ndeshjen e sotme e përcolli nga stoli.

Lorenzo Insigne dhe Andrea Petagna shënuan për fitoren e vështirë të Napolit që ka shkuar në kuotën e 11 pikëve dhe gjendet në pozitën e dytë në renditjen e Serie A.

Të ngjashme