Ekonomia Online
FUNDIT

Skena të frikshme në stadium, flaka i rrezikon tifozët prapa portës

Skena të frikshme në stadium, flaka i rrezikon tifozët prapa portës

Skena të frikshme janë parë të dielën në stadiumin “Johan Cruyff Arena” në Holandë. Gjithçka ndodhi në ndeshjen ndërmjet Ajaxit me Feyenoordin kur rezultati aktual ishte 0:0 në derbin e Eredivisie. Flaka shpërtheu në sektorin e tifozëve prapa njërës prej portave dhe paniku e kaploi një stadium të tërë, shkruan “Gazeta Express”. Në këtë rast, […]

Skena të frikshme janë parë të dielën në stadiumin “Johan Cruyff Arena” në Holandë.

Gjithçka ndodhi në ndeshjen ndërmjet Ajaxit me Feyenoordin kur rezultati aktual ishte 0:0 në derbin e Eredivisie.

Flaka shpërtheu në sektorin e tifozëve prapa njërës prej portave dhe paniku e kaploi një stadium të tërë, shkruan “Gazeta Express”.

Në këtë rast, u kall njëri prej transparenteve të tifozëve nga mjetet piroteknike që i mbanin ata.

Fatmirësisht, flaka u menaxhua dhe u ndal dhe për fat të mirë nuk pati pasoja në njerëz. 

There were worrying scenes in the Johan Cruyff Arena during Ajax and Feyenoord's match after a fire broke out in a section of the stand behind one of the goals.pic.twitter.com/I1eWdgjhlP

— Sky Sports Football (@SkyFootball) March 21, 2022

Të ngjashme