Atletico Madridi është duke u interesuar fuqishëm për Elseid Hysajn.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, konfirmoi më herët këtë javë se është duke e luajtur sezonin e fundit te Napoli, raporton Gazeta Express.
Ai nuk ka qenë zgjidhja e parë me Carlo Ancelottin në stol dhe mendon se zgjidhja më e mirë është largimi.
Përveç Chelseas, që në të kaluarën ka shprehur interesim për 25-vjeçarin, dhe nuk përjashtohet mundësia e transferimit në Londër nëse qëndron ende Mauricio Sarri – për të është duke u interesuar edhe Atletico Madridi.
Sipas GOAL, Diego Simeone ka nevojë urgjentisht për mbrojtës të djathtë dhe mendon se opsioni më i mirë është Hysaj.
Hysaj, ka bërë 35 paraqitje për Napolin këtë edicion në të gjitha garat.