Sonte në Prishtinë, ndezje qirinjsh për të vrarët në Munih

Prishtinë | 24 Kor 2016 | 13:01 | Nga

Sonte nga ora 20:30 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, Ministria e Diasporës fton të gjithë bashkatdhetarët që janë në atdhe dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të përkujtojnë bashkatdhetarët tanë të rënë në sulmin e Mynihut, Sabina Sula, Dijamant Zabergja dhe Armela Segashi, por edhe të gjitha viktimat e sulmit kriminal në Mynih, përmes ndezjes së qirinjve.

Ndezja e qirinjve i paraprin aktivitetit të paraparë për Ditët e Diasporës, ALBANIAN BEAUTY, të mbështetur nga MeD, me projeksione të filmave të filmbërësve nga diaspora, e që do t’i dedikohen Sabinës, Dijamantit e Armelës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme