Sonte zhvillohet ndeshja Barcelona – Bayern

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Sonte, në vazhdën e ndeshjeve të grupeve në Champions League, sytë janë tek ndeshja mes Barcelonës dhe Bayern Munich, e cila transmetohet direkt në Klan Kosova.

Ndeshja e sotme është “jetë a vdekje” për katalunasit, pasi humbja do i dërgonte ata në Europa League.

Nga katër ndeshjet e luajtura në grupin C, Bayern i ka të gjitha fitore, ndërsa Barcelona qëndron dukshëm më keq, me dy humbje, një barazim dhe një fitore.

Bavarezët qëndrojnë të parët në grup me 12 pikë, të ndjekur nga Interi me shtatë, ndërsa Barcelona në vendin e tretë, me vetëm katër pikë.

Megjithatë, Barça rrezikun tjetër e ka nga Interi, pasi nëse ky i fundit fiton ndaj Viktoria Plzen, në ndeshjen që zhvillohet sot nga ora 19:00, atëherë Barcelona e ka të garantuar diskualifikimin, që i bie se nuk ka pse të mundohet për një fitore ndaj Bayernit, të paktën jo për kualifikim tutje, njofton Klankosova.tv.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Bayernit fillon nga ora 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Spotify Camp Nou”.

Të ngjashme