Pas 58 vjetësh, një tjetër regjisor i famshëm rus, Aleksandër Sokurov, vjen në Shqipëri për nëj film ruso-shqiptar, pas Jutkeviçit me “Skenderbeu” (1953) dhe Ozerov “Furtuna” (1959).
Regjisori i famshëm rus Aleksandër Sokurov promovoi në Tiranën projektin e filmit ruso-shqiptar mbështetur në skenarin e shkrimtarit Ismail Kadare. Ylli i kinematografisë botërore, regjisori i famshëm rus Aleksandër Sokurov, i cili ka fituar çmime të shumta ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Luanin e Artë në Festivalin e Venecias për filmin “Faust”, vizitoi këtë javë Filmi, do të flasë për fatin e dhimbshëm të grave ruse në Shqipëri në periudhën e prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Sokurovi mbajti një leksion me studentët e Universitetit të Arteve, si dhe u takua me Kryeministrin, Edi Rama dhe Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Shumë shpejt duhet të nisë procesi i përzgjedhjes së aktorëve shqiptarë që do të luajnë në këtë film, ndërsa vetë xhirimi pritet të fillojë gjatë muajve në vijim.
Skenari i Kadaresë zë fill në vitet ’50 kur pas vdekjes së Stalinit. Shumë çifte shqiptaro-ruse përfunduan në martesë dhe nisën jetën në Shqipëri. Kadare sjell në skenar mënyra sjelljeje dhe argëtimi shumë të bukura të këtyre vajzave studente në Moskë: libri, poezia, muzika, piktura, vallëzimet dhe dashuritë e tyre të lira. Kjo ishte jeta e tyre. Por, menjëherë e kupton se sa larg ishin ato femra nga situata që do të gjenin në Shqipërinë që i kish larë dhe po lante hesapet me inteligjencën e formuar në perëndim. Ato ishin në avangardë për kushtet e Shqipërisë së kohës. Erdhën me diploma të shkëlqyera në profesione të ndryshme dhe sollën me vete modë, sharmë femëror, klasikët e mëdhenj të letërsisë, muzikës dhe pikturës ruse. Bëhet fjalë për një vepër të fortë, ngritur në shtyllat e ngjarjeve historike, histori që bluajtën qenie njerëzore, histori që rrëmbyen jetët e vockla për t’i përplasur më tej, diku, ku asnjë s’e dinte nëse fati do ishte fatal ose jo. Histori tradhtie të poshtra, burracake të dy shteteve, anëtare të kampit socialist.
Skenari, aktorët, piktorët dhe kompozitori do të jenë shqiptarë. Federata e Rusisë do të angazhojë vetëm disa aktorë rusë për ta bërë më të besueshme atmosferën e viteve ’60, si dhe postproduksionin dhe teknikën. Filmi do xhirohet në Shqipëri dhe shumë pak në Moskë