Sot hedhet shorti për kampionatin e ri

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 01:23 | Nga

Të premten prej orës 12:00 tërhiqet shorti për kampionatin e ri të Kosovës në hendboll. Shorti tërhiqet për Superligën e meshkujve dhe poashtu për Superligën e femrave për edicionin 2018\19.

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur ditë më parë ka vendosur që kampionati i ri në Superligën e meshkujve dhe femrave të nis më 15\16 shtator. Skuadrat tashmë janë në vlugun e përgatitjeve për kampionatin e ri. Shpresohet që do të jetë një kampionat cilësor dhe me rivalitet të madh.

Shorti hedhet në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Gjithashtu mund ta ndiqni ne faqen zyrtare të Federatës në Facebook.

Të ngjashme