Sot i propozohet Qeverisë heqja e orës policore

Prishtinë | 28 Shk 2022 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë do të dërgojë sot në Qeveri një varg masash lehtësuese në lidhje me COVID-19.

Burime të Klan Kosova bëjnë të ditur se mes masave që pritet të shfuqizohen është edhe ora policore.

Aktualisht ora policore është në periudhën kohore 00:00 – 05:00, por tash me zbutjen e situatës epidemiologjike është parë si e panevojshme.

Më fakt edhe shumë shtete i kanë hequr tërësisht masat anti-COVID, duke e trajtuar këtë sëmundje si një grip të zakonshëm.

Ditëve të fundit, edhe në Kosovë ka rënë numri i rasteve me COVID-19. Të dielën u raportua për një të vdekur e 81 raste pozitive.

Qeveria pritet të vendosë për propozimet e MSH-së ditëve në vijim.

Të ngjashme