Sot mot i vranët me reshje shiu dhe erëra të forta

Prishtinë | 19 Nën 2026 | 07:36 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se të enjten, më 19 nëntor, në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me reshje të lehta shiu dhe intervale pa reshje.

Sipas parashikimit, temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15 deri në 18 gradë Celsius.

Gjatë kësaj dite pritet të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, me shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë, ndërsa gjatë rafaleve mund të arrijë intensitet edhe më të lartë. Era më e fuqishme parashihet të jetë nga mesdita deri në orët e mbrëmjes.

IHMK-ja ka paralajmëruar se, për shkak të erërave të forta, qytetarët duhet të kenë kujdes dhe të sigurojnë objektet e lehta në hapësirat e jashtme, veçanërisht tabelat reklamuese dhe skelat e ndërtimit.

Kujdes i shtuar rekomandohet edhe gjatë qarkullimit rrugor, sidomos në hapësirat e hapura.

Të ngjashme